HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 04 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria e pare/ Partizani-Bilisht Sport 2-0
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 29 Shtator 2010 22:36   pdfShtypEmail

partizan_golPartizani ka gjetur me ne fund fitoren e pare ne kampionat duke mposhtur ne kryeqytet Bilisht Sportin me rezultatin 2-0. Kane qene dy 11-metersha te shnderruar ne gol nga Karapici qe i kane dhene te kuqve tre piket e para, pas dy humbjeve. Partizani i drejtuar nga Bajko, qe ne minutat e para te takimit ka dhene provat me disa raste per gol se do te arrinin nje rezultat pozitiv. Goli  nuk ka vonuar dhe pas vetem 21 minutash, te kuqte fitojne nje penallti dhe Bilishti mbetet me 10 futbolliste ne fushe, pasi Hasmeta si lojtar i fundit u ndeshkua nga kryesori ne momentin e dhenies se 11-metershit. Pas golit, Partizani merr zemer dhe ben gjithcka mire ne fushe. Portieri i te kuqve Xhika ka qene thuajse fare i pashqetesuar. Ne minuten e fundit shtese te pjeses se pare, bilishtaret prekin me dore topin ne zonen e tyre dhe gjyqtari serish akordon nje tjeter 11-metersh. Serish Karapici nga pika e bardhe nuk gabon dhe dyfishon rezultatin.

Ne pjesen e dyte eshte serish Partizani qe sulmon por rastet mbeten te pashfrytezuara. Te kuqte e Bajkos  japin provat e duhura qe skuadra po konsolidohet duke rritur shpresat e tifozerise qe kete takim duhet theksuar se i perkrahu lojtaret ashtu si kishte paralajmeruar.

Enea Shtrepi

Partizani 2
Bilisht S. 0


Shenues: Karapici 21’ (p), 45+4 (p)
E merkure, 29 shtator 2010, ora 15:30, ne stadiumin “Selman Stermasi”, Tirane

Partizani: Xhika, Pashaj, Pinari, Bakalli, Tetova, Perlleshi (65’ Hithi), Sulçe, Karapici, Xhepa (56’ Mehja), Dushku, Gjoka (73’ Peposhi). Tr. N. Bajko
Bilisht  Sport: T. Meraku, Kotomelo (85’ Braholli), Renja, Hasmetaj, Drabaj, Islami (84’ Pere), Zylyftari, Biba (80’ Agolli), Pure, Kote. Tr. S. Meraku
Gjyqtare: M. Dervishi, D. Salaj, M. Qeseri (Shkoder)
Kartona te verdhe: Tetova / Drabaj
Karton i kuq: Hasmeta


busy
komente