Kategoria I / Iliria-Lushnja luhet te Dielen ne Mamurras | ||||
|
Takimi Iliria - Lushnja është shtyrë 24-orë, nga ndeshjet e tjera të javës së XI, të Kategorisë së Parës dhe do të luhet në fushën e Mamurasit. Zhvillimi i takimit ditën e dielë nuk përbën ndonjë problem për trajnerin Malko. “Nuk ka asnjë problem për ne. Do të kemi edhe një ditë më shumë, që do ta shfrytëzojmë për përgatitjet tona. Rezultatet e së shtunës mund të na motivojnë më shumë. Patjetër që është e veçantë të luash pas të tjerëve”. Duke vazhduar, trajneri i Lushnjës flet për skuadrën që do të luajë të dielën në Mamuras, ndaj Ilirisë. “Nuk duhet të ulim perqendrimin, por ta mendojmë ndeshjen çdo ditë. E rëndësishme është që futbollistët të zbatojnë detyrat dhe të jemi në nivelin e duhur, përsa i përket fazës së ndërtimit të lojës. Kemi dy mungesa të rëndësishme në mesfushë. Nuk do të jetë Çela, që është një organizator i mirëfilltë dhe Byzhyti që shfaq një rendimet të lartë në lojë. Në këto kushte është një lajm i mirë rikthimi i Dervishit. Pavarësisht, mungesave, unë do të insistojë shumë që ekipi të bëjë lojën e tij”. Lushnja synon fitoren dhe për këtë Malko ka karikuar të gjithë grupin. “Kemi një ekip që motivohet shumë. Fitoret e njëpasnjëshme kanë ngritur moralin e grupit. Po përpiqemi që të ruajmë ekuilibrin psikologjik, ta mbajmë ekipin në tonus, duke u pushtuar nga dëshira për të fituar përsëri. Duhet të jemi të qartë, se në këtë ndeshje hyjmë në fushë për të fituar. E shoh që e gjithë skuadra është e karikuar dhe po vazhdojmë të punojmë”, ka thënë trajneri Malko. SK Lushnja Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4185 |