HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 03 Maj 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria e Dyte/ Partizani-Turbina 2-1
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 05 Dhjetor 2011 20:11   pdfShtypEmail

partizani__tifozatPartizani ka pasur sot nje ndeshje te veshtire ndaj Turbines se vendit te dyte, por ka arritur te permbyse rezultatin duke marre tre piket e plota. Nje fitore me vlera qe ruan vendin e pare per te kuqte qe tani kane diference prej dy pikesh nga Bilisht Sport i vendit te dyte.

Ndeshja e shtyre per sot, eshte luajtur ne “Selman Stermasi” ne oren 13:00. Megjithese ka qene nje orar i papershtatshem, tifozeria e kuqe me ne krye tifo grupin Ultras Guerrils ka qene e konsiderushme ne numer dhe e zjarrte gjate gjithe takimit.


Pjesa e pare eshte mbyllur me avantazhin e papritur te miqve qe e kane vene disi ne veshtiresi Partizanin, por ne pjesen e dyte te kuqte e Mustes dhe Pelinxhit kane dominuar dhe kane kerkuar pa pushim golin e barazimit.

Vendosni baste me www.Betsonic.com per shanset me te mira per te fituar

Me ne fund vjen nje rast i mire i mire ne minuten e 77-te, pasi Partizani fiton nje penallti. 19-vjecari Idi Batha nuk gabon nga pika e bardhe e penalltise duke shenuar golin e tij te dyte ne kete sezone.

Disa minuta para perfundimit te ndeshjes vjen dhe goli i fitores qe ngre ne kembe tifozet e pranishem ne “Selman Stermasi”. Partizani qe kishte mbetur me pare me 10-lojtare, shenon me ane te tiranasit 20-vjecar Mario Xhafa duke siguruar tre piket dhe vendin e pare ne renditjen e Grupit B te Kategorise se Dyte.


Vazhdon keshtu forma e mire e te kuqve qe marrin fitoren e peste ne gjashte ndeshjet e fundit dhe renditen ne vend te pare me 21-pike nga 10-ndeshje. Partizani do te luaj ndeshjen e fundit te javes se pare ne Kelcyre ne fundjaven e ardhshme.

FK Partizani


busy
komente