Kategoria e Pare/ Luftetari kampione i se Pares | ||||
|
Njëra nga enigmat e Kategorisë së Parë u zgjidh, pasi skuadra kampione u përcaktua dhe bashkë me të njëri nga ekipet që do të jenë në Superligë sezonin e ardhshëm. Ky emër është Luftëtari pasi gjirokastritët barazuan 1-1 në fushën e Kukësit pretendent, duke treguar një forcë të madhe karakteri. Luftetari shënoi shumë shpejt me anë të Llukës në minutën e 7-të dhe arriti të përballonte shumë mirë presionin e vendasve për pjesën më të madhe të takimit. Kuksianët patën një mundësi të artë në pjesën e dytë me anë të një penalltie, por që përfundoi jashtë kuadratit të portës, ndërsa dalë nga dalë ekipi i trajnerit Shahin Berberi nisi të merrte komandën. Goli i barazimit erdhi pikërisht në minutën e fundit, pas një goditjeje dënimi para zonës. Gjuajtja nuk ishte shumë pretenduese, por portieri gjirokastrit gaboi gjithçka duke dashur të rrokte topin. Pasi sfera goditi traun dhe u kthye në lojë, Thana u tregua më i shpejtë se të gjithë duke e dërguar në rrjetë. Skenat e gëzimit në fushën sportive të Kukësit ishin të jashtëzakonshme, madje pati tifozë që jo vetëm u ngjitën mbi gardhin e brendshëm rrethues, por edhe kaluan brenda në fushë. Për fat, policia reagoi në kohë ndaj tyre duke i detyruar të dilnin jashtë. Atmosfera nuk u prish edhe pse pati sende të ndryshme që u hodhën në fushë, në tribunën kryesore dhe prapa portës mike. Në fund, Kukësi pati edhe një tjetër mundësi të shkëlqyer për të fituar, por nuk ia doli duke rrezikuar fatin e tij. Kjo sepse, Lushnja fitoi 2-1 në fushën e Velipojës dhe tani është vetëm 3 pikë larg vendit të dytë. Java e fundit e Kategorisë së Parë sjell përballjen Lushnja-Kukësi dhe një fitore e myzeqarëve do të bënte që të ishin pikërisht ata direkt në Superligë, ndërsa Kukësi do të duhet të luajë plej ofin.
Rezultatet e Javes se XXIX: Ada vs Lushnja 1:2 Vlora vs Skrapari (Ndeshja nuk u zhvilluar pasi ekipi vendas i Vlores nuk kishte marre masat e duhura per organizimin e ndeshjes) Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4209 |