Zendeli në portën e Partizanit të Tiranës? | ||||
|
Portieri shkupjan mund të kthehet në futbollin shqiptar
Suad Zendeli, ish-portieri i Besës nga Kavaja është një prej emrave më të përfolur për të qenë pjesë e skuadrës së Partizanit nga Tirana, për stinorin e ri. Një informacion të tillë e ka konfirmuar edhe vetë portieri shkupjan, i cili pohon se ka pasur kontakte me drejtuesit e Partizanit.“Më janë paraqitur disa herë. Më kërkojnë me çdo ngulm që të ruaj portën e tyre, por do të shohim se çka do të ndodh, sepse ende s’kemi biseduar për kushtet e transferimit. Nëse kërkesat e mia pranohen, atëherë sigurisht se do të shkojë te Partizani. Po pres që të takohem me presidentin Xhani dhe nga takime të do të dihet nëse unë do të bëhem pjesë e të kuqve, deklaroi “gardiani†Zendeli. Shërbimet e Zendelit i do edhe trajneri i Partizanit, Eduard Zhupa, i cili për mediat nga Shqipëria ka theksuar se Zendeli është njeriu i duhur për portën e tyre. “Meqë porta është një nga pikat më nevralgjike për momentin në ekipin tonë, ne kemi menduar të kërkojmë një portier titullar për sezonin e ardhshëm, një portier të denjë për Partizanin. Një nga emrat më të mundshëm është Suad Zendeli, që sezonin e kaluar u aktivizua me Besën e Kavajës. Unë po bisedoj me të dhe të shohim si do të mbyllen tratativatâ€, ka thënë trajneri i Partizanit. Në ndërkohë, Zendeli, të mërkurën pasdite ka pasur edhe një takim të rastësishëm me drejtuesit e Shkëndijës, për kalimin e tij në Tetovë, por asgjë nuk ka pasur diçka konkrete. Të dyja palët janë takuar në stadiumin e Çairit gjatë zhvillimit të ndeshjes Slloga – Shkëndija, e cila përfundoi 2-2. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6623 |