HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 22 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Shqiperise/ Skenderbeu permbyt Shkumbinin duke fituar 4-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 08 Dhjetor 2012 22:10   pdfShtypEmail

skenderbeu_goolSkënderbeu nuk ka pasur asnjë mëshirë dhe ka dërrmuar Shkumbinin në ndeshjen e parë të Grupit A në Kupën e Shqipërisë. Fitorja 4-1 e kampionëve është arritur, madje, brenda në Peqin, duke qenë në epërsi gjatë gjithë kohës. Korçarët kaluan në epërsi në pjesën e parë me anë të sulmuesit Plaku dhe pastaj rritën epërsinë në 2-0 me golin e mbrojtësit Bici.

Në pjesën e dytë, nuk vlejti ngushtimi i shifrave nga Lluca, pasi sërish Plaku dhe nigeriani Orelesi shënuan dy gola të tjerë për skuadrën mike. Me këtë fitore, Skënderbeu tregoi edhe një herë forcën e tij këtë sezon, madje duke qenë më bindës sesa dy edicionet e kaluar kur doli gjithashtu kampion. Gjithashtu, ekipi i drejtuar nga trajneri Mirel Josa dëshiron që këtë herë t’i fitojë të dy trofetë e mundshëm, pra edhe kampionatin, edhe Kupën e Shqipërisë.

Ndeshja tjetër e së shtunës, Flamurtari-Bylis, e planifikuar të luhej nga ora 17:00, është shtyrë. Shkak për këtë është bërë moti i keq në qytetin bregdetar, ashtu si në tërë vendin tonë në këto ditë të para dhjetori. Kushtet tepër të rënduara në fushën e stadiumit të Vlorës e kanë penguar zhvillimin e kësaj sfide sipas parashikimit, ndërkohë që gjithcka është vendosur në momentet e fundit, pasi skuadrat kanë mbërritur në stadium, së bashku me gjyqtarët. Të gjitha palët, pasi kanë inspektuar nga afër kushtet infrastrukturore, kanë rënë dakord që ndeshja të shtyhet për një ditë tjetër, e cila do të fiksohet nga FSHF-ja.

Dëborë pa pushim ka rënë e po bie dhe në Kukës, duke krijuar dyshime edhe për zhvillimin e ndeshjes së të dielës mes skuadrës vendëse dhe Kastriotit. Krutanët kanë udhëtuar që të shtunën në drejtim të qytetit verilindor, ndërsa po shijojnë bardhësinë që ka mbuluar si “vello” gjithcka. Lojtarët e Kastriotit kanë postuar nëpërmjet faqeve të tyre në “facebook” foto që tregojnë dëborën e rënë,  e cila duket shqetësuese dhe mund të bëjë që Kukësi-Kastrioti të ketë fatin e sfidës së Vlorës. Pra, të shtyhet, edhe pse kjo gjë nuk është ende një mundësi zyrtare.


busy
komente