Kamza : Ballshi kerkon loje FAIR-PLAY, por vete luan …. | ||||
|
Lojtaret e skuadres simpatike te Kamzes, e cila ka pretendimet e saja ne Kategorine e Pare jane shprehur shume te merzitur ne perfundim te ndeshjes. Ata kane deklaruar se : “Na vjen keq qe nje skuader si Bylisi qe kryeson Kategorine e Pare dhe eshte pretendente per Kategorine Superiore luan nje loje jo te paster. Ne stadiumin “Adush Muca” te Ballshit vetem per futboll nuk behej fjale nese lojtari goditet me shishe dhe shume te tjere me sende te forta nuk e dime c’fare emri mund ti vejme kesaj loje te re qe eshte luajtur ne Ballsh. Ata na munden fale nje penalltie jo te qene e akorduar nga arbitri i ndeshjes. Ndoshta presioni i madh qe ushtrohej mbi treshen e arbitrave ka ndikuar dhe ne marrjen e ketij vendimi, por nuk vazhdohet te luhet me keshtu. Skuadra e Bylisit nje jave me pare u ankua per veprime te tilla qe i ishin bere atyre ne Lushnje, por harruan ti zbatojne vete rregullat e Fair-Play. Me ata qe ndodhi sot ne fushen e lojes klubi i Bylisit thote : “Beje c’te theme une dhe mos bej si bej une”. Shpresojme qe organet perkatese ta shikojne me kujdes kete ndeshje dhe te ndeshkojne fajtoret”, kane thene disa nga lojtaret e Kamzes. Ne momentin qe tensioni ka arritur kulmin dhe radiokronisti nga qyteti i Ballshit ka nderprere transmetimin e ndeshjes pasi dhe ndaj tij eshte ushtruar presion verbal per te mos pasqyruar ate qe po ndodhte ne fushen e lojes. Ne Kategorine Superiore nuk vihet me dhune, por me loje te bukur dhe me Fair-Play dhe nese e meritone mund te ngjitesh nje kategori me siper. Kliton Lila Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4727 |