Nje fitore te merituar ka arritur skuadra e Aplonise dhe jo ne nje fushe te lehte por ne Elbasan, skuadra e te cilit kryeson me merite renditjen e kategorise se pare. Duke qene te dy skuadrat jane te pozicionuara ne dy vendet e para e gjithe vemendja e opinionit sportive u perqendrua te ndeshja qe u luajt ne qytetin e Elbasanit. Kishte plot tete ndeshje qe skuadra elbasanase nuk humbiste ne fushen e saj. Miqte nga Fieri e gjejne shpejt golin e pare ku Adekule ne te 4’ ka kaluar skuadren e tij ne avantazh. Pritej qe skuadra vendase te reagonte, por serisht miqte nga Fieri ne te 38-ten minute, kane shenuar dhe golin e dyte qe mban firmen e Dekavele. Pjesa e dyte e ndeshjes ka patur te njejten pamje , ku serisht miqte nga fieri kane mundur te shenojne dhe dy gola te tjere qe mbajne firmen e te njejtit autor Papa 60’, 87’. Goli i shenuar nga golshenuesi i njohur E. Dalipi me 11-metersh, sherbeu thjeshte per statistike. Me fitoren e arritur skuadra fierake ka hedhur nje hap te rendesishem drejt rikthimit ne kampionatin e Superliges. Ne ndeshjet e tjera ajo qe duhet theksuar eshte se fitorja suprize ka qene ajo e zhvilluar ne qytetin e Burrelit, mes Burrelit vendas dhe Velecikut. Goli i shenuar nga Nikshiqi gjashte minuta para perfundimit te ndeshjes i ka dhene skuadres Koplikase nje tre pikesh te arte, cka i shkeput akoma me shume nga zona e ftohte e renies nga kategoria. Ndeshje me shume emocione eshte zhvilluar ne qytetin e Pukes, mes Terbunit dhe Pogradecit. Dhe pse ne nje temperature – 3 grade, ndeshja eshte ndjekur nga nje numer i konsiderueshem sportdashesish. Goli i shpejte i miqve ne minuten e gjashte, me ane te Cekicit, krijoj mendimin se miqte do te ishin favorizuar, por pergjigja e vendasve ka qene e shpejte. Formacioni pukjan ka mundur te shenoje jo pak por tre here me ane te Galices dhe Rodrigez ne pjesen e pare dhe goli i shenuar dy minuta para perfundimit nga ana e Kepit, vulos fitoren e skuadres pukjane qe tashme e sheh veten ne vendin e trete ne rendijte. Nje fitore me shume vlere arriti dhe skuadra e Luftetarit, teksa para sportdashesve te saj ka mundur skuadren rivale per mbijetese, Mamurrasin me rezultatin 2-1. Skuadra gjirokastrite ne kete, ka patur disa mungesa ne formacionin e vet , cka i ka veshtiresuar atyre arritjen e fitores. Nderkohe fitoret e Tomorrit dhe Shkumninit ishin te pritshme, pasi cdo rezultat tjeter do te veshtiresonte objektivat e vendasve per t’ju afruar kreut te renditjes. Dinamo mposh Kamzen bindshem ne "mini derbin" e kryeqytetit duke vazhduar ngritjen e saj si ne loje ashtu edhe ne rezultate . Rezultate - Java 13-te Ada - Albetrol 1-0 Shenues : Pepa 81’ Burreli - Veleciku 0-1 Shenues : Nikshici 84’ Shkumbini – Himara 2-0 Shenues : Branica 11’ R. Dervishi 63’ Kamza - Dinamo 0-3 Shenues : Ahmetaj 45’, Arifaj 60’, Allkanjari 79’ Elbasani – Apolonia 1-4 Shenues: E . Dalipi 81’ (11m), Adekule 4’, Dekavele 38’,Papa 60’, 87’ Tomorri - Butrinti 1-0 Shenues: Galica 62’ Terbuni - Pogradeci 3-1 Shenues : Cekici 6’, Galica 18’, Rodrigez 41’, Kepi 88’ Luftetari - Mamurrasi 2-1 Shenues : Nora 43’ Cunaj 60’, Vocaj 88’
|