HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Opinion / Jetojme ne epoken e arsyes!
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 18 Shkurt 2010 10:27   pdfShtypEmail

i_di_te_gjitha_thumbGjithnje kur parashtrohet nje ide per konflikt midis dy forcave te ndryshme, per nje subjekt te njejte, faktori qe triunfon eshte vetem ai qe ben ndryshimin ndermjet forcimit ose copezimit te marredhenieve midis paleve – qe eshte paraqitja personale e karakterit. 

Po cili karakter eshte predominues ?  – padiskutim ai qe ka « force » mendore dhe logjike me triunfuese ! 

Tradicionalisht, Shqiperia ka qene dhe eshte nje vend i padisiplinuar, i pa organizuar dhe i keq motivuar ne keto 2 dekadat e fundit. Kjo situate, dashje pa dashje ka ndikuar edhe ne sport, e pikerisht ne futboll, pa dashur te menjanojme problemet e sporteve te tjera. Egoizmi dhe perfshirja e politikes ne vendimet e sportit nuk kane bere asgje tjeter, veçse e kane lene futbollin te progresoje me shume veshtiresi, fale mentalitetit anadollak qe kane per sportin te paditurit, ata qe mendojne se dine gjithcka dhe mendojne se mund te bejne dicka, por ne te vertete nuk e kane idene se per cfare meditojne. Nuk dine si te rreagojne dhe nuk lene njerezit e sportit te drejtojne. 

« Jetojme ne epoken e arsyes »,  kujtonte Honore De Balzak ne korrespondencat e tij me te dashuren e me pas bashkeshorten e tij konteshen Evelina Ganskaja. Eventualisht per te, ajo epoke ekzistone 150-200 vjet me pare. Kur kujtoj biseden para disa kohesh me nje pjatalares ne restorant qe e la punen se i tha mendja te provohej si lojtar profesionist bejzbolli, sepse njihte lojen si luhej, por vete asnjehere nuk e kishte provuar te hidhte topin ose te kapte shkopin e ta gjuante, me duket sikur ne individe te vecante kjo epoke akoma nuk ka « trokitur ».  E pra keta individe si mund te mendojne qe jetojne ne epoken e arsyes kur nuk dine te arsyetojne? 

« Do behem president i Federates Shqiptare te Futbollit », thote Rudi Vata, kur ka afro 20 vjet qe jeton larg Shqiperise. Kur vete shqiptaret qe jetojne aty hasin ne veshtiresi te permiresojne situaten dhe te zgjidhin problemet, do vij dikush përtej qe ka luajtur futboll dhe mendon se di si ta drejtoje nje dikaster. Arsyeja: “Kur e ben Armand Duka, pse mos e bej edhe une”? E lehte per tu gjykuar puna e tjeterit, kur e vështron si vëzhgues. Shpeshhere, lind pyetja se si do te veproj personi komentues nese ai do ishte ne te njejten pozite kur problemet similare te parashtrohen nje e nga nje dhe te behen kapice?!. 

Premton Vata: 

1 – “Do ndertoj Stadium te madh”. Nderkohe harron qe Duka ka mbi 10 vjet qe e parashtron nje objektiv te tille. Po si do ta ndertoj? Kjo qe eshte me e rendesishmja lihet menjane per tu bere e parendesishmja dhe kalon ne problem dytesor. Duhen nje sasi problemesh te zgjidhen qe nje stadium te ndertohet 

2 – “Do te rregulloj infrastrukturen dhe terrenet per moshat”. Po si do ta beje kete valle? Kur luante Vata futboll ne Tirane kishte mbi 15 fusha dhe terrene sportive, por ja qe shtetit ja dha  mendja ti prishi. Cfare do te bej Vata ? Do krijoje marredhenie me te mira me shtetin. Po si do ti rregulloj marredheniet me shtetin – ashtu sic rregulloi marredheniet me Federaten ? 

3- “Do te marre ne drejtim te skuadres se Shqiperise nje trajner Shqiptar”. Po eshte e mundur, sepse njohja e tyre per lojen ka evoluar por ideja e tyre e korruptimit dhe matrapazllëkut nuk ka evoluar. « Miku » dhe teoria « Kunati i shokut Xhemal » nuk kane per tu menjanuar. Sepse ishin po ata trajnere dhe drejtues te kombetares qe Vata luante ne vitin 2001 ne Leverkusen, qe kerkonin me nje menyre apo tjeteren te benin ndonje fitim duke shitur biletat qe i takonin skuadres per ndeshjen. Niveli teorik evolon, por ideja e përfitimit eshte po ajo. 

4 – « Do ta mposht Armando Duken ». Po si do ta bej kete? Me fjale - sepse ne Shqiperi vetem fjale, shpresa dhe premtime degjon. 

I ketij mendimi me Vaten eshte edhe Sulejman Starova, ish krahu i djathte i Dukes, te cilin presidenti aktual e la te lire ne termin e pare fale paaftesive te tij drejtuese ne postin e sekretarit te pergjithshem te FSHF-se me idete  e tij manipuluese dhe marifeteve ne pazare vizash. Pra, nje i korruptuar ne ide deshiron te zeri nje post te larte qe te kompromentoje per te perfituar akoma me shume ? 

Te luash futboll eshte ndryshe dhe ta drejtosh futbollin eshte krejt ndryshe, aq me teper kur deshira  per pozite eshte e shtyre nga nje egoizem apo inat personal disavjeçar. Egoizem qe ne momente te caktuara te ngre mbi gjitthcka deri mbi akuzime mbi ish bashkelojtaret me te cilet per dhjetra vite keni sakrifikuar per klubin dhe kombetaren. Dhe nje kapriçio personale predominon duke fundosur ligjin e bashkelojtareve: “Cfare thuhet midis nesh, ngelet midis nesh”! 

Ndoshta individe te vecante akoma nuk jetojne ne epoken e arsyes.

 

Fatjon Pandovski


busy
komente