Elvin Beqiri: Nuk e di pse nuk thirrem në kombëtare.!? | ||||
|
Elvin Beqiri, i cili luan ne kampionatin Azerbajxhanas, ne nje bisede ekskluzive per Albaniasoccer.com shprehet ne detaje rreth gjendjes se tij aktuale tek skuadra e Kazarit,akomodimin e ne Ligen Azere si dhe te ardhmen e tij me ekipin kombetar "Në ekipin e ri të Kazar Lankaran jam ambjentur mjaft mirë.Këtu me kane pritur mjaft ngrohte të gjithë,si shokët e ekipit ashtu edhe drejtuesit e klubit", theksoi mbrojtesi shkodran i cili akomodimin e tij me skuadren e pershkruan si dicka me te lehte se sa e mendonte."Të them të verteten nuk pata vështiresi të medha per tu akomoduar sepse me ka ndihmuar shume edhe fakti që ketu flasin rusisht dhe une e njoh këtë gjuhe falë eksperiences që kam pasur ne Ukrainë", cilesoi Beqiri i cili e vlereson Kampionatin Azer. "Eshte nje skuader e forte dhe ne Azerbajxhan kane nje futboll cilesor. Ketu investojne shume per futbollin. Gjashte skuadrat kryesore qe luftojne per titullin ne Play-Off kane perberje cilesore dhe jane thuajse te barabarta ne nivel. Secili drejtues ekipi kerkon qe skuadrat e tyre te jene fitimtare dhe vetem mendojne si te rrisin nivelin. Presidenti i klubit tone, vellain e tij e ka aksioner me beshiktash ne Turqi dhe sic me thone shoket e ekipit vetem mendojne si te permiresohen si klube", theksoi qendermbrojtesi i Kazar qe ka fituar edhe zemren e tifozerise vendase. "Tifozet ketu janë shume të mirë.Cdo ndeshje ka rreth 15 mijë tifoza në stadium qe na perkrahin vazhdimisht.Dua tju tregoj edhe dicka të vecantë per sa i përket tifozave këtu. Para cdo ndeshjeje kur ne lojtarët bëjmë nxemje ato thërrasin një e nga një emrat tonë dhe ne shkojmë poshtë tribunës ku ato janë dhe i pershëndesim", cilesoi shkodrani i cili mendon se do te qendroje me kete ekip deri ne fund te kontrates qe ka me skuadren. "Per momentin kam edhe 6 muaj kontrate. Aktualisht jemi duke luajtur per titullin kampion, ku lufta per te fituar trofeun po behet shume interesante ne keto javet e fundit. Sot humbem jashte fushe 1-2 me skuadren e Qarabagh ku luan edhe Teli, qe luajti si titullar. Une nuk luajta. Kjo humbje na kushtoi shume, pasi humbem vendin e pare kur kane mbetur edhe nje jave per tu luajtur. ,Pasi te mbaroj kampionati dhe afati i kontrates qe kam me ekipin do të vendose per të ardhmen time" shpjegoi Beqiri per te cilin aktualisht arritja e objektivave me skuadren Kazar jane primare. "E rëndësishme është te arrijme objektivat që ka klubi,të fitojme kampionatin dhe Kupen. Ne jemi pretendente per te dyja trofete. Normalisht që do të ishte një shtytje per te qendruar edhe ne sezonet e ardhshme me kete ekip nese fitojme por per momentin nuk po e mendoj këtë gjë sepse jam i perqendruar totalisht tek ndeshjet e ardhëshme", ish mbrojtesi i Vllaznise i cili pervec hidherimit qe pati ne humbjen e Kazar u merzit edhe me humbjen dramatike qe pesoi Vllaznia ne Kupe. "U merzita. Kam luajtur me ate ekip dhe besoja se do e fitonte Kupen por nuk ishte e thene. Keshtu e ka futbolli" vazhdoi ish mbrojtesi i kombetares, i cili aktualisht eshte menjanuar nga ekipi kombetar ne nje kohe kur dihet qe reparti i mbrojtjes ka nevoje per lojtare me eksperience dhe kur vete beqiri eshte duke kaluar nje forme shume te mire. "Për menjanimin tim nga skuadra duhet pyetur trajneri Kuzhe. Për momentin nuk kam marrë asnje shpjegim per mos aktivizimin tim", theksoi Elvini i cili do te shtonte se lojerat e klubit nuk duhet te ndikojne ne thirrjen e tij. "Personalisht mendoj qe nuk duhet qe thirrja e nje lojtari ne kombetare te ndikohet nga arritjet e klubit por nga forma dhe paraqitja e lojtarit. Aktualisht ne kombetaren Shqipëtare po therriten shume lojtarë që me ekipet e tyre nuk janë duke pasur rrezultate por kanë nje formë te mirë per momentin", perfundoi prononcimin e tij mbrojtesi i Kazar, Elvin Beqiri. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6080 |