Kuzhe optimist para miqesores me Malin e Zi | ||||
|
Ne prag te ndeshjes miqesore me Malin e Zi, takim qe do te zhvillohet ne 25 maj ne Podgorice, trajneri i kombetares shqipetare Josip Kuzhe eshte shprehur i kenaqur me gjendjen e skuadres dhe menyren se si kuqezinjte po pergatiten per eleminatoret e rradhes per Europianin.Trajneri kroat ka deklaruar se ka shume mundesi qe perfaqesuesja jone te luaje ne kete ndeshje me dy sulmues pasi forma e lojtareve tane te repartit te avancuar eshte e mire, si e Bogdanit ashtu edhe e Salihit. Nderkohe mungesa e Lales ne mesfushe mund te sjelle pak probleme, por gjithesesi Cana, i cili mund ta zevendesoje, do te vazhdoje te luaje ne qender te mbrojtjes ashtu si ka bere deri tani. Nderkohe sa i perket kundershtarit, Kuzhe cileson Vucinic, sulmuesin e Romes si me te rrezikshmin, te cilin mendon ta mbuloje me 2 lojtare dhe ne teresi Kuzhe beson se do te fuse ne fushen e lojes nje ekip kompakt qe do te le pak hapesira per kundershtaret. Sipas trajnerit te kombetares sone, ky do te jete nje test i forte per kuqezinjte pasi Mali i Zi eshte nje skuader e nje niveli te mire dhe mbi te gjtiha ka karaktertistika te ngjashme me Rumanine.
Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5469 |