Qeveria nxjerr ne shitje stadiumin kombetar “Qemal Stafa” | ||||
|
Ne kuader te privatizimit ne mase te aseteve shteterore, qeveria do te shese edhe stadiumet “Qemal Stafa” dhe “Asllan Rusi” ne Tirane. Lajmi eshte bere i ditur nga Ministri i Ekonomise dhe Energjitikes Dritan Prifti. Ai ka thene se sot ka marre dosjet e stadiumeve “Qemal Stafa” dhe “Aslllan Rusi” te ardhura nga Ministria e Kultures. Shitja e ketyre objekteve pritet te behet ne kuader te privatizimeve te shumta te pronave shteterore, nisme kjo e deklaruar pak kohe me pare edhe nga kryeministri Sali Berisha. Ne listen e privatizimeve jane 280 objekte dhe mbi 2 mije asete shteterore. "Ne kemi hapur per privatizim afersisht 280 asete te ndryshme. Ne nga dita ne dite jemi duke marr nga dikasteret kryesore te vendit, nga ministrite apo institucionet e tjera asete te reja qe do te hyjne ne proces privatizimi. Jo me larg se dje ka ardhur nga Ministria e Kultures nje liste tjeter ku perfshihej stadiumi 'Qemal Stafa', stadiumi 'Asllan Rusi'. Pra, asete te tjera me vlere qe i shtohen privatizimit. Nga ministria e Mbrojtjes me ka ardhur nje liste asetesh te tjera te ministrise se Mbrojtjes, pallate oficerash, reparte ne zona shume te mira, me vlera te rendesishme", tha Dritan Prifti, minister i Ekonomise. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6295 |