EURO 2012/ Shqiperi-Luksemburg 1-0 | ||||
|
Ajo qe vlente ishte tre pikeshi dhe Shqiperia ka ditur te beje detyren duke u treguar cinike e duke u mjaftuar me vetem nje gol te shenuar ne porten e modesteve te Luksemburgut. Ka qene nje kryeveper e Salihit ne minuten e 37’ qe ka ngritur ne kembe stadiumin qe duhet theksuar ishte veshur i teri ne ngjyrat kuqezi. Raste te shumta per shenim, por dhe nje episod qe mund te na ndeshkonte ne fund te lojes. Ne “Qemal Stafa” eshte zhvilluar nje ndeshje emocionuese edhe pse nuk eshte kthyer ne nje goleade, ashtu si te gjithe tifozet shpresonin. Trajneri perfaqesueses shqipetare kishte hedhur ne fushen e lojes nje skuader me tipare te theksuara sulmuese. Kishte rreshtuar me modulin 3-5-2 futbollistet e tij, nje skeme kjo jo e zakonshme per kuqezinjte, por duke pasur parasysh qe kundershtari do te mbrohej me forca te shumta, tekniku kishte zgjedhur kete menyre loje. Takimi ka nisur vrullshem dhe Bogdani e Salihi provojne ti afrohen zones se Luksemburgut por e kane te veshtire te depertojne. Muzaka tregon serish se eshte ne nje forme mjaft te mire dhe ne linjen e djathte ka bere me te miren. Skela e Duro punojne e harxhojne shume energji ne mesfushe por veshtire te thuash se jane ne ditet e tyre me te mira. Ne mbrojtje Cana eshte nje lider dhe per asnje moment porta e Beqaj nuk eshte e rrezikuar. Kuqezinjte provojne te marrin krahet per te krosuar, por si Bogdani ashtu dhe Salihi jane te izoluar. Kuzhe tensionohet ne pankine e kerkon nga Muzaka te jete me teper agresiv ne krah e te futet gjithashtu edhe nga qendra. Duhej te vinte minuta e 37’ qe pas nje krosimi te Dallkut ne krahun e djathte, Salihi te bente mrekulline. Nje gjuajtje fluturimthi me nje levizje akrobatike e shkodranit ka derguar topin ne rrjete. Ka feste ne fushe dhe ne stadium. Ne pjesen e pare nuk ka te tjera histori. Shqiperi – Luksemburg 1-0 Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6286 |