Stadiumi/ Ministri Xhaferri, firmos projektin spanjoll per stadiumin e ri | ||||
|
Ferdinant Xhaferri, ministry i MTKRS-se ka firmosur projektin spanjoll qe FSHF-ja i ka paraqitur dhe tani pritet nje tjeter firme qe me pas te nise puna per rindertimin e stadiumit te ri. Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha pritet te jape ok-in e nevojshem qe jo vetem te miratohet ky projekt por gjithashtu te jape ok-in per fondin prej afro 10 milione eurosh qe qeveria do te kontribuoje per te bere te mundur realizimin e ketij investimi madhor per vendin tone. Ky stadium do te kushtoje me teper se 30 milione euro dhe FSHF-ja do te mbuloje pjesen me te madhe te ketij investimi. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5890 |