Ekskluzive / Doktoret: Kuzhe nuk ka pasur Hemoragji cerebrale! | ||||
|
Tre nga doktoret me me eksperience te cilet kane praktikuar mjekesi pathologjike, neurologjike dhe kirurgjike jane mbledhur se bashku dhe ne nje opinion te tyre per Albaniasoccer.com kane arritur ne konkluzion se Josip Kuzhe nuk ka patur hemoragji cerebrale. "Josip Kuzhe nuk ka patur hemoragji cerebrale. Diagnoza e tij ka qene e ekzagjeruar. Ai ka patur nje ngushtim te eneve te gjakut te trurit qe ne gjuhen mjekesore ne e kemi njohur si Angio Spasm", eshte shprehur mjeku neurolog per Albaniasoccer.com, nderkohe qe kjo situate ne te cilen ndodhet trajneri kroat eshte kalimtare dhe ai eshte ne gjendje qe te riaftesohet. "Trajneri Kuzhe, nese do te kishte kaluar nje hemoragji cerebrale atehere ai do te kishte patur pasoja akoma me te renda. Gjendja e tij mund te shkonte drejt hemoragjise cerebrale nese ai nuk do ta kuronte dhe ta kapte ne kete moment, por aktualisht ai nuk ka kaluar hemoragji cerebrale. Nese ai do te kalonte hemoragji cerebrale pasojat qe do te shfaqeshin do te paraqisnin nje paralize te pjesshme te krahut ose te kembes dhe pasoja te qarta mendore ne menyren e te shprehurit", u shpehen nje doktor neuropatholog per Albaniasoccer.com Ky eshte nje lajm i mire per te gjithe, pasi trajneri ne nje afat kalimtar mund te jete ne gjendje qe te drejtoje perseri ekipin kombetar. "Vete fakti qe ai ishte ne gjendje te eci, te flasi normal, te shikoje ndeshjen nga TV, te japi opinione, mendime dhe te jete koshihent per ate qe ndodh, tregon se ai nuk eshte diagnostikuar ne menyre konkrete, por eshte ekzagjeruar ne paraqitjen e diagnozes", kane perfunduar ne prononcimin e tyre Ekskluziv per Albaniasoccer.com mjeket Fatjon Pandovski Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6745 |