Studio spanjolle publikon te detajuar projektin e stadiumit | ||||
|
Studio arkitekturore spanjolle RFA ka marre persiper projektin e stadiumit te ri qe do te ndertohet ne stadiumin kombetar ekzistues “Qemal Stafa”. Stadium per te cilin ka firmosur sot edhe kryeministi Berisha. Sot eshte bere publike i detajuar i gjithe projekti per stadiumin me standarte Europiane qe do te kete vendi yne pas vetem dy vitesh. Projekti i tyre i ri eshte ndertuar ne baze te tre koncepteve, i pari lidhet me formen e hartes se Shqiperise, duke qene se pozita jone gjeografike ka nje orientim veri-jug, te ngjashem me orientimin e nje fushe futbolli. Koncepti i dyte lidhet me sfondin e thyer malor te Tiranes, nje reliev i ashper dhe i forte, gjithçka qe perfshihet ne kete projekt te stadiumit dhe koncepti i trete ka te beje me ngjyrat e flamurit tone, e kuqja dhe e zeza, qe do te jene dhe ngjyrat e fasades se ketij stadiumi te ri. Ky stadium do te ndertohet ne nje siperfaqe prej 41.500 metrash katrore e do te kete mbi 30 mije vende per tifozet, 75% e tyre do te jete e mbuluar nderkohe qe jane projektuar edhe 330 vende parkimi. Ai do te jete i ndare ne dy pjese. Pjesa e poshtme e stadiumit mban mbi 17 mije vende ku perfshihen 525 vende VIP, nderkohe qe pjesa e siperme do te kete rreth 16 mije vende, ku perfshihen serish edhe 320 vende VIP. Gjithçka perfekte per nje stadium te standartit ELIT te UEFA-s, nje nder nivelet me te larta qe eshte projektuar studio RFA, e njejta qe ka bere projektin e stadiumit te Valencias, Espanjolit, Atletikos se Madridit e disa prej stadiumeve te vendeve te tjera europiane.
Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6899 |