Xhevahir Sukaj : Gol me dore, mora te verdhe | ||||
|
Pervec golit qe realizoi ne minuten e 80-te duke i siguruar barazimin skuadres se tij, sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj pati edhe disa momente te tjera interesante gjate ndeshjes me kryesuesen aktuale te kampionatit Koyaspor.  « Patan je aksion ideal ne fillim te pjeses se pare dhe te dyte. Ne te dyja rastet topi perfundoi jashte dhe ne njerin prej tyre rasteve une genjeva dhe portierin, e kalova topin mbi te dhe vetem kur e shoh topin te perfundoi jashte. Portieri edhe pse i shtrire ne toke, arriti qe me majat e gishtave ta percjelli jashte. Nuk ju besova syve nga pritja e tij, sepse mendova qe ishte gol i sigurte », u shpreh per Albaniasoccer.com Sukaj, i cili zhvilloi nje ndeshje shume te mire karshi skuadres me te mire aktualisht ne kampionat.  « Koyaspor eshte nje skuader shume e mire dhe ata kryesojne aktualisht. Ishim me fat qe arritem te barazonim edhe kur ishim me nje lojtar me pak, ndonese patem rast qe edhe te fitonim ne fund te ndeshjes », shpjegon sulmuesi shkodran i cili ne dy minutat e fundit mori karton te verdhe dhe goditi edhe shtyllen.  « Minuten e fundit, kisha nje moment te bukur, pasi godita , topi perfundoi ne shtylle, ndonese isha ne nje pozicion te veshtire. Do ishte mire, sepse do kishim arritur fitoren e pare karshi nje ekipi te mire. Kartonin e verdhe e mora sepse tentova te bej gol me dore. Maradona ishte kthyer ne fushe », perfundoi buzagaz prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, sulmuesi Xhevahir Sukaj, skuadra e te cilit akoma nuk e ka shijuar fitoren e pare kete kampionat. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5611 |