Kombetarja/ Stadiumi Shkupit gati per ndeshjen me Rumanine | ||||
|
Duhet vetem miratimi i FSHF-se dhe vullneti i mire qe ndeshja Shqiperi-Rumani te luhet ne Shkup. Stadiumi “Filipi i dyte” eshte i gatshem te prese kuqezinjte. Ndeshja e tetorit mund te luhet aty. Federata e Futbollit te Kosoves nuk beson se stadiumi i Prishtines mund te jete gati per te pritur kombetaret ne fjale per nje kohe te shkurter. “Sipas drejtuesve te stadiumit “Filipi i Dyte”, i cili eshte ne pronesi te ndermarrjes per ekonomizim me hapesira banesore dhe afariste nuk eshte problem qe kombetarja shqipetare te luaj ne Shkup, pasi ata shikojne interesin ekonomik. Gjithashtu edhe Stadiumi “Filipi i Dyte” ne mes te ketij muaji do ti nenshtrohet nje inspektimi nga ana e UEFA-se, per te marre edhe zyrtarisht driten jeshile per zhvillimin e ndeshjeve nderkombetare”, shkruanin mediat shqipetare ne Maqedoni. Shqiptaret qe jetojne ne shtetin fqinj jane entuziast per kete mundesi qe mund t’i plotesoje endrren per ta pare Kombetaren kuqezi ne Shkup. Pirro Nika
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7327 |