Ne fokus/ Policia kroate keqtrajton tifozet Kuqezi | ||||
|
Incidente te vogla ne stadiumin e Zenices, asnje problem ne hyrje dhe dalje nga Bosnja dhe keshtu tifozet kuqezi kane nisur rrugen e kthimit per ne Shqiperi. 150 vete kane kaluar kufirin dhe jane futur ne doganen e Kroacise. Sapo kane kaluar kufirin tifozet shqiptare kane kerkuar te furnizohen me ushqime dhe te bejne nje ndalese per nevoja personale. Sapo e kane bere kete policet kroat i kane nxjerre me forca nga tualetet dhe i kane detyruar te nisen. Situata eshte tensionuar dhe per pak nuk ka pasur perplasje fizike mes paleve. Tifozet kuqezi nuk jane lejuar te ndalojne per asnje moment ne token kroate pa mundur te blejne as edhe nje shishe uje. Me te mberritur ne Malin e Zi ata kane mundur te ushqehen dhe te shpetojne nga barbaria e policise kroate dhe racizmit te pa shkak qe ata kane treguar ndaj shqiptareve. Nje turp i pashpjegueshem. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6061 |