EURO 2012/ Policia merr masa te larta sigurie per ndeshjen Shqiperi-France | ||||
|
Nepermjet nje komunikimi per mediat policia e Tiranes ka treguar se masat per mbarevajtjen e ndeshjes Shqiperi-France do te jene te larta.Gjate dites se neserme nga ora 14:00 deri ne mesnate do te bllokohen rruget qe te cojne drejt stadiumit dhe nuk do te lejohet parkimi i automjeteve ne sheshin "Italia" dhe prane stadiumit. Policia e kryeqytetit beri te ditur se do te ushtrohet kontroll i imtesishem i tifozeve qe do te hyjne ne stadium dhe per kete do te intastalohen disa filtra kontrolli qe do te pengojne futjen e sendeve te forta ne stadium. Interesimi per ndeshjen e neserme ka qene shume i madh dhe Qemal Stafa do te jete i mbushur plot e perplot. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4832 |