EURO 2012/ Shqiperi-Rumani 1-1 | ||||
|
Kombetarja shqiptare e ka mbyllur me nje barazim kete edicion eleminatoresh duke mos u hakmarre ndaj Rumanise ashtu si lojtaret kishin premtuar para ndeshjes. Ne “Qemal Stafa” kuqezinjte jane paraqitur me mire se ne ndeshjet e fundit por serish fitorja ka munguar. Rumunet edhe pse nuk dukeshin aq te shqetesuar per rezultatin, kane dale te pamposhtur nga kjo sfide, ndonese nuk kane bere ndonje gje te jashtezakonshme ne fushe. Shqiperia vec rezultatit fitoi te rinjte Roshi e Lilaj si dhe Bakajn qe beri paraqitje mjaft te mire. Keta futbolliste treguan se meritojne te jene pjese e rendesishme ne te ardhmen. Sa i perket ndeshjes Shqiperia e nisi dhe ishte nje skuader luftare ne fushe.Ne minuten e 24-t, Hamdi Salihi kaloi kombetaren shqiptare ne avantazh, pas nje goditje kendi te ekzekutuar nga Elis Bakaj. Shkodrani u shkeput bukur me koke, duke lene te shtangur rumunet. Vetem pak minuta me vone, Salihi pati nje rast te arte per te dyfishuar shifrat, por edhe pse me porten e boshatisur, e dergoi topin jashte. Ne pjesen e dyte rumunet reaguan menjehere dhe nisen te ngacmonin porten e mbrojtur nga Saimir Ujkani. Nje gabim ne mbrojtje,solli golin e barazimit. Nje goditje nga kendi dergoi topin tek Lukin qe e coi topin ne rrjete me porten e boshatisur. Ne minutat e mbetura, Kuzhe ka tentuar gjithçka dhe dy-tre momente te rrezikshme u krijuan, por pa rezultat. Takimi u mbyll ne shifrat 1-1, nje barazim qe e çon Shqiperine ne kuoten e 9 pikeve pas 10 ndeshjesh. Ne shume aspekte, edicioni mund te quhet i deshtuar, me vetem 2 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje dhe serish ne vendin e peste ne klasifikimin e grupit. Per t’u theksuar edhe nje moment acarimi i tifozeve, qe hodhen ne fushe tymuese e fishekzjarre dhe qe çuan ne nderprerjen e ndeshjes per dy minuta. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5001 |