Legjionaret/ 40 dite stop per Ujkanin | ||||
|
Frakturat ne fytyre dhe operacioni qe beri menjehere pasi u largua nga ndeshja Novara-Bolonja, do te lere jashte fushave te blerta portierin e kombetares sone Saimir Ujkanit. Sipas mjekut qe u mor me kurimin e tij, Ujkanit do ti duhen 30-40 dite stop, deri sa te rekuperohet dhe me pas ti kthehet stervitjes. Gjate operacionit qe u be menjehere pas ndeshjes, ne fytyren e Ujkanit jane bere nderhyrje per ti rregulluar dhembet, nofullen dhe hunden. Doktoret i kane vene kater pllaka titaniumi per ti rindertuar kockat e thyera. Operacioni ka qene pa probleme dhe portieri i kombetares shqiptare do te qendroje ne spital deri diten e merkure. Ujkani do te mungoje ne dy ndeshjet miqesore qe Shqiperia do te luaj gjate muajit nentor.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4357 |