Ne fokus/ UEFA 50 mije euro gjobe FSHF-se | ||||
|
UEFA ka gjobitur Federaten Shqiptare te Futbollit me 50 mije Euro. Gjithcka eshte vendosur nga Komisioni i Disiplines se UEFA-s per ndeshjen Shqiperi - France zhvilluar ne Tirane 2 shtator 2011. Gjate zhvillimit te takimit ne stadiumin Kombetar "Qemal Stafa" disa tifoze edhe pse jane paralajmeruar kane ndezur fishekzjarre e kane hedhur sende te ndryshme ne fushe. Kjo mase e rende gjobe ka mberritur ne Federaten Shqiptare te Futbollit me motivacionin e rasteve te perseritura nga tifozet e Shqiperise edhe ne disa ndeshjete meparshme ne kuader te Eliminatoreve te Kampionatit Europian EURO 2012. Federata Shqiptare e Futbollit gjithnje i ka quajtur aleate, lojtare te 12-te apo besniket e kombetares sportdashesit e vertete, ata qe sillen dhe demonstrojne kulture si te gjithe qytetaret ne Kontinentin tone. FSHF distancohet nga keto veprime te pa pranueshme dhe perballe asaj pakice tifozesh te pa permbajtur kerkon mirekuptimin e mases me te madhe te mbeshtetesve te Kombetares qe realisht jane pjese e rendesishme e futbollit tone.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4796 |