Kombetarja/ Spanjolli Klemente nje kandidat potencial per stolin kuqezi | ||||
|
Me refuzimin e Besnik Hasit per te marre kombetaren kuqezi, ne skene tani ka dale nje emer potencial i trajningut europian. Havier Klemente, nje emer i madh i futbollit spanjoll mund te pasoje Josip Kuzhen. Ne FSHF ka mberritur CV-ja e tij mjaft e pasur te cilen po e shqyrton presidenti FSHF-se Armando Duka bashke me stafin e tij. Klemente 61-vjeç ka luajtur si sulmues tek skuadra e Atletiko Bilbaos nderkohe si trajner ka drejtuar skuadra me emer ne Spanje dhe Europe si Espanjol, Atletik Bilbao, Atletiko Madrid apo dhe Olimpik Marseje. Kulmi i karrieres se tij si trajner ishte ne vitet 1992-98 kur drejtoi kombetaren spanjolle me te cilen fitoi 31 ndeshje radhazi pa pesuar humbje. Se fundmi ai drejtoi perfaqesuesen e Kamerunit, nga e cila u shkarkua me 25 tetor te ketij viti per shkak se nuk arriti ta kualifikoje per ne Kupen e Afrikes 2012.
Per momentin nuk ka asgje konkrete per kete alternative dhe duhet pritur cfare do te vendose presidenti Duka. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4552 |