Kombetarja/ Kuqezinjte nisin stervitjen ne urdhrat e Mustedanagic | ||||
|
Kombetarja e Shqiperise ka nisur te henen pergatitjet per dy ndeshjet miqesore qe do te luaj me Azerbaxhanin ne Tirane dhe Maqedonine ne shtetin fqinj. Ne urdhrat e zv/trajnerit ne kohen e Kuzhes Dzemal Mustedanagic, lojtaret e kuqezinj kane nisur stervitjen ne stadiumin e Shijakut. Te gatshem per te kane qene portierët Hidi dhe Shehi dhe futbollistët Lila, Dallku, Cana, Agolli, Vila, Teli, Lilaj, Lika, Salihi, Bakaj, Muzaka, Hyka dhe Roshi. Akoma nuk jane bashkuar me skuadren Kapllani, Bogdani, Vangjeli, Curri dhe Jonuzi qe do te mberrijne te marten. Mustedanagic eshte trajneri i perkohshem per kuqezinjte qe jane ne pritje te emrit te ri qe do te marre drejtimin e skuadres. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4362 |