Miqesore/ Maqedoni – Shqiperi 0-0 | ||||
|
Maqedonia dhe Shqiperia u ndane me barazim pa gola ne ndeshjen miqesore te zhvilluar te marten ne stadiumin “Goce Dellçev” te Prilepit. Ne nje terren te veshtire e fare te papershtatshem per nje ndeshje futbolli, te dyja skuadrat nuk zhvilluan nje ndeshje te bukur per tu pare dhe rastet e pastra per shenim munguan. Barazimi pa gola ishte nje tregues real per ate cfare u be ne fushen e blerte. Qe ne fillim te ndeshjes Shqiperia e Mustedanagic ishte agresive dhe u duk se kishte shkuar per te sulmuar Maqedonine ne Prilep. Pas disa minutave loje nje aksion i filluar nga Hyka, nxori Roshin te vetmuar para portierit maqedonas Paçovski, mirepo sulmuesi shqiptar goditi shume dobet, duke çuar topin jashte portes. Ne vazhdim rastet e shenimit munguan, ndersa nxitjet e rradhes erdhen ne minuten e 36-te kur pas harkimit te Hasanit, Naumovski mposhti Hidin, mirepo goli u anulua per shkak te nje fauli ndaj nje mbrojtesi shqiptar. Pjesa e dyte ishte me e dobet se e para dhe loja u perqendrua me duelet e forta ne mesfushe. Kjo ishte ndeshja e tete mes dy skuadrave dhe ky ishte barazimi i trete. Kater fitore ka arritur Maqedonia perballe Shqiperise ndersa kuqezinjte numerojne vetem nje sukses perballe fqinjeve. Shqiperia: Hidi, Lila, Dallku, Teli, Agolli, Cana, Bakaj (Januzi 36′) (Lika 84′), Hyka (Lilaj 84′), Roshi (Muzaka 46′), Vila (Veliu 90′), Salihi (Kapllani 56′). Trajner: Xhemal Mustedanagiç Per baste rreth takimeve nderkombetare te skuadrave Shqiptare perdor www.betsonic.com Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5203 |