HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Shuhet endrra qe mbante emrin Spanje
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 14 Mars 2012 09:21   pdfShtypEmail

kombTARJANjë ndeshje e tillë nuk do të luhet, të paktën atëherë kur ishte përfolur me shumë gjasa javët e fundit, para Euro 2012, në Zvicër. Kjo ka qenë përgjigjja që ka kthyer Federata Spanjolle e Futbollit në FSHF ditët e fundit, por që është zbardhur vetëm dje.

E gjitha kjo flluskë sapuni mori jetë pikërisht menjëherë pas miqësores së 29-shkurtit, që kuqezinjtë luajtën kundër Gjeorgjisë në Tbilisi. Atë mbrëmje u fol për herë të parë për ekzistencën e tratativave mes dy federatave për një miqësore më 30 maj, e cila me të gjitha gjasat do të luhej në Zvicër, dhe do t’u shërbente kampionëve të Europës dhe të botës gjatë fazës përgatitore përpara Euro 2012 në Poloni dhe Ukrainë.

Konfirmimi zyrtar për bisedimet erdhi menjëherë më pas nga vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili theksoi se kishte shfrytëzuar praninë e presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Vijar, në Asamblenë e zakonshme të federatës shqiptare të zhvilluar në muajin shkurt. Shpresat për këtë miqësore ishin të mëdha, aq sa trajneri Xhani de Biazi kishte filluar të mendonte seriozisht për të. Por përgjigjja e spanjollëve ka qenë negative. Arsyeja është se tashmë kampionët Europës dhe të botës i kanë planifikuar të gjitha miqësoret e afërta dhe nuk kanë asnjë datë të lirë. Megjithatë nuk përjashtohet që një gjë e tillë të jetë shtyrë për një të ardhme më të largët.


busy
komente