Kombetarja/ Xhani de Biasi publikon listen per dy miqesoret | ||||
|
Xhani De Biazi ka bërë publik listën me 22-lojtarë të grumbulluar në kuadër të dy ndeshjeve miqësore që kuqezinjtë do të zhvillojnë kundër Katarit më 22-maj në Madrid dhe kundër Iranit më 27-maj në Stamboll. Tekniku italian surprizon sërish duke afruar në përfaqësuese element të rinj duke nisur që nga porta me Shpëtim Moçkën dhe Etrit Berishën. Berisha është 23-vjeç dhe luan qe nga viti 2008 te Kalmar duke u bere një nga lojtaret kyç te skuadrës. Pas provës me shpresën kohe me pare, refuzimit për t’iu bashkuar kombëtares dhe akuzave te shumta ne adrese te tij me ne fund Megrim Mavraj do te zhvilloje ndeshjen e pare zyrtare me kombëtaren kuqezi. 25-vjeçari ka zhvilluar një sezon fantastik ne qendër te mbrojtjes me Grojter Furt qe preu e para biletën për te kaluar ne Bundesligen Gjermane. Emri i trete por jo i panjohur është ai i mesfushorit te Grasshoppers Mergim Brahimi. 19-vjeçari ka zhvilluar ndeshje mjaft te mira te skuadra shpresa duke shënuar edhe një gol ndërsa këtë sezon ka qene pjese e skuadrës se pare te Grashopers. Tekniku italian ka grumbulluar për këto ndeshje edhe sulmuesin e Locarnos, Armando Sadikun, mbrojtësin e Teutes, Tefik Osmani si dhe mesfushorin vlonjat Hair Zeqirin te Risespor. Tashmë pjesë stabël e përfaqësueses është edhe Edgar Cani, autori i golit të parë dhe të vetëm në erën De Biazi. Te vetmet mungesa janë Hamdi Salihi, Edmond Kapllani dhe Ahmed Januzi. Kombëtarja do te grumbullohet ditën e premte ne Durrës për tu larguar drejt Spanjës ne datën 21 ku një dite me pas do te zhvilloje miqësoren e pare ndaj Katarit. Kuqezinjtë do te rikthehen përsëri ne Shqipëri për tu larguar ne datën 26 këtë radhe drejt Stambollit ku një dite me pas ne Besiktas Stadium do te zhvillojnë miqësoren e dyte dhe te fundit kundër Iranit. Kjo është edhe lista e plotë me 22 lojtarë: 1. Shpetim Mocka (20.10.19890 Apollonia Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5009 |