Kombetarja/ Xhani de Biazi : Dy miqesoret, test per lojtaret e rinj ne ekip | ||||
|
Ne prag te dy takimeve miqësore te kombëtares shqiptare trajneri Italian Xhani De Biazi i vlerëson dy sfidat si teste te rëndësishme për te ardhmen e kuqezinjve. Sipas trajnerit te dyja kombëtaret me te cilat do te përballen kuqezinjtë janë te një niveli te mire por ai thotë se e ka studiuar lojën qe ato bëjnë dhe do te vendose përballe tyre një skuader kompetitive. Katari është një skuadre e forte sepse ekipi ka dy sulmues te shpejte , ndërsa Irani është akoma dhe me i forte si skuadër sipas meje, siç mund te shikohet dhe nga renditja e pikëve. Për ne këto dy ndeshje janë dy teste mjaft te rëndësishme për te pare kualitetin e skuadrës. Dëshira e madhe për te luajtur ne grup ka ekzistuar gjithmonë, është një shqiptar dhe ka gjak shqiptari. Ndërsa nuk humb kohe me mungesat e lojtareve te rëndësishëm thekson se futbollistet qe ka grumbulluar do te dijne ti bëjnë balle kundërshtareve. Ai vijon te loboje edhe portierët e rinj qe ka thirrur pas mungesës se Ujkanit titullar. Mocken dhe Kolicin i kam pare dhe i konsideroj si portierë te mire, gjithashtu dhe Orges Shehi është një portier me eksperience. Duke pasur Canen dhe Berishën qe do te luajnë ne ndeshjen e dyte, mendojmë te ndërtojmë diçka për te ardhmen. Ka disa lojtare qe nuk janë paraqitur për shkak se janë te zëne ne klubet e tyre ku ata luajnë. Unë jam mësuar te shikoj ata lojtare qe kam ne dispozicion dhe jo ata qe mungojnë, ndaj përgjigjet do ti marr nga ata qe do te jene pjese e kësaj loje. Kombëtarja shqiptare do te përballet me Iranin dhe Katarin ne dy data jo zyrtare te FIFA-s dhe për këtë arsye disa nga titullarët do te mungojnë. Kjo ka bere qe trajneri De Biazi te thërrasë ne skuadrën kombëtare një numër te konsiderueshëm lojtaresh te rinj. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4186 |