Miqesore/ Shqiperi-Katar 2-1, Bogdani rekord | ||||
|
Shqiperia ka fituar ndeshjen miqesore me Katarin me rezultatin 2-1. Gjithcka eshte zhvilluar ne Madrid ne stadiumin Ray Vellecano. Kuqezinjte e drejtuar nga trajneri italian Gianni De Biasi kane kontrolluar te gjithe takimin duke ushtruar presion perballe kundershtareve nga Katari. Ne pjesen e pare lojtaret tane krijuan shume raste te pastra per shenim por nuk arriten te realizojne edhe per fat te portjerit kundershtar. Pjesa e dyte fillon me gol qe ne minuten e saj te pare dhe autor eshte Bakaj i cili me zgjuarsi e ka kaluar topin mbi portjerin e Katarit. Pa kaluar vetem pak minuta mesfushori sulmues e i shpejte Vila ka fituar te drejten e nje 11 metershi te cilin e kthen ne gol Bogdani i cili ngjitet ne kuoten e 16 golave duke u diferencuar edhe me nga ndjekesit e tjere Bushi, Kushta etj. Pas ketij rezultati futbollistet e Katarit shkurtojen diferencen ne 2-1 nderkohe qe ne rastet e tjera lojatret e Shqiperise nuk kane mundur te realizojne golin e trete, ndonese Agolli nga 25 metra ka tronditur tranversen e portes se Katarit. Ne kete takim trajneri De Biasi i ka aktivizuar pothuajse te gjithe lojtaret e seleksionuar me rastin e ketyre takimeve miqesore. Te vetmit qe nuk kane mundur te hyjne ne fushen e lojes kane qene Koliqi, Fagu e Veliaj. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4754 |