Kombetarja/ Basha mundeson kombetaren te luaj ne “Qemal Stafa” | ||||
|
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha zhvilloi një takim me përfaqësuesin e Komitetit të Sigurisë dhe stadiumeve në UEFA, Jean-Francois Crucke, Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit, ku është ofruar zgjidhja për vazhdimin e ndeshjeve në stadiumin kombëtar në parametrat dhe standardet e vendosura nga UEFA. Zgjidhja e ofruar është mirëpritur nga i dërguari i UEFA-s . Ne kete menyre punimet për parkimin nëntokësor në Sheshin “Italia” nuk do të pengojnë zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4229 |