FIFA/ Shqiperia ngjitet ne vendin e 79-te | ||||
|
Pas 5-muajve rënie me ne fund ka filluar ngjitja e kombëtares shqiptare ne renditjen e FIFA-s. Pas fitoreve ne miqësorët kundër Kuvajtit dhe Iranit kuqezinjtë janë ngjitur pese shkalle me lart ne klasifikim e organizatës botërorë te futbollit për muajin qershor duke u pozicionuar ne vendin e 79-te, ne kuotën e 451-pikëve. Gjithsesi nga muaji dhjetor i vitit te kaluar e deri tani kombëtarja e futbollit ka një rënie me pese shkalle ndërsa ne harkun kohor te një viti ka humbur 20-vende ne klasifikimin e përgjithshëm. Nga rivalet e kuqezinjve ne grupin e ardhshëm eliminator te kampionatit botëror Brazil 2014 Qipro ka ngritjen me te madhe plot 8-vende ne klasifikim ne vendin e 125. Tre pretendentet e grupit kane pësuar rënie: Zvicra minus 3-shkalle, Norvegjia ka rene 2-shkalle po ashtu dhe Sllovenia. E vetmja skuadër qe nuk ka lëvizura nga pozicioni i saj ne vendin e 131 është Islanda. Edhe për muajin qershor kryeson kampionia e botes Spanja, por tashme e ndjekur nga Uruguai qe pozicionohet ne vend te dyte duke lënë pas Gjermaninë, Holandën, Brazilin, Anglinë dhe Argjentinën. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4323 |