Kombetarja/ Shqipëri-Moldavi me prozhektorë | ||||
|
Pas problematikës së dritave në stadiumin Qemal Stafa dhe pikëpyetjeve për zhvillimin e miqësores Shqipëri-Moldavi, ku madje dukej se ndeshja rrezikohej, tashmë është zyrtare: testi përgatitor do të luhet ashtu si ishte parashikuar në impiantin më të madh në vend, në orën 20:30. Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar se stadiumi dhe orari nuk do të ndryshojnë, ndërsa ndriçimi i fushës do të realizohet me energjinë e siguruar me gjeneratorë. Duke kaluar te aspekti sportiv i miqësores me Moldavinë, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana ka deklaruar se kjo sfidë është shumë e rëndësishme në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2014. Në skuadër është rikthyer edhe Hamdi Salihi, i cili do të luajë për herë të parë nën urdhrat e trajnerit De Biazi, ndërsa sulmuesi vlerëson punën e drejtuesit të stolit, mbi të gjitha në aspektin taktik. Miqësorja Shqipëri-Moldavi do të jetë testi i fundit i kuqezinjve, përpara startit të kualifikueseve në Grupin E i Botwrorit 2014, ku përfaqësuesja debuton më 7 shtator në shtëpi me Qipron, ndërsa takimi i dytë luhet katër ditë më pas në Zvicër. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4190 |