Kombetarja/ Xhani De Biazi : Duhet te harrojmë rezultatin 6-1 ndaj Qipros | ||||
|
Trajneri i kombëtares shqiptare te futbollit Xhani de Biazi ne konferencën e tij te pare ne prag te eliminatoreve te botërorit ka paralajmëruar se sfida qe i jep start kualifikuesve ne Qemal Stafa ndaj Qipros nuk do te jete aspak e lehte dhe se skuadra nga ishulli i Afërditës nuk ka asnjë lidhje me miqësoren e gushtit te 2009 kur kuqezinjtë fitonin 6-1. “Duhet te harrojmë rezultatin 6-1 ndaj Qipros pasi kështu jemi ne rruge te gabuar. E kam pare Qipron, është një ekip i ndryshuar me kondicion te mire. Për njerëzit duket e lehte ne letër dhe e kane mendjen te Zvicra, por Qipro është një ekip i forte dhe me agresivitet. Sot nuk ka ndeshje te lehte dhe ato fitohen me vështirësi duke gjetur pikat e dobëta te kundërshtarit. Qipro është hapi i pare i kombëtares ne këto eliminatore dhe duhet te fokusohemi vetëm te kjo ndeshje”. Ndërkohe tekniku De Biasi duket se ka zbritur me këmbë ne toke pas deklaratave kohe me pare se nuk e shikonte te pamundur një kualifikim te kombëtares ne botërorin e Brazilit. Ai është objektivi maksimal. Por një mrekulli e vogël është dhe vendi i trete ne grup. Për mua e rëndësishme është qe ekipi te mos humb shpresat qe ne fillim te eliminatoreve per te marre maksimumin e asaj qe ka mundësi. Ne lidhje me mungesën e Kapllanit edhe pse po kalon një forme te mire, trajneri italian është justifikuar se ka ne liste 5 sulmues shume te mire ndërsa për këto ndeshje kishte nevojën e mesfushorëve. Gjithsesi nëse futbollisti i FSV Frankfurt vazhdon me këto ritme De Biazi ka beret e ditur se dera për te do te jete e hapur ne kombëtare. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4219 |