FSHF rinovon kontratat me sponsorët e kombëtares | ||||
|
Me startin e edicionit të ri kualifikues drejt Kupës së Botës, Brazil 2014, Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar rinovimin e kontratave me sponsorët zyrtarë të Kombetarës, me një ceremoni të organizuar në Durrës, ku ndodhet e grumbulluar skuadra. Në praninë e përfaqësuesve më të lartë të Kompanive që mbështesin Shqipërinë, të disa anëtarëve të Ekzekutivit të FSHF-së dhe lojtarëve kuqezi, kreu i federatës, Armand Duka vlerësoi bashkëpunimin me sponsorët. Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i kompanisë celulare Plus Zhulien Kustauri, sponsor i faneles së kombëtares, vlerësoi se mbështetja ndaj Kombëtares është e rëndësishme për shqiptarët dhe kjo e bën të rëndësishme për kompaninë që drejton, ndërsa nuk i kurseu as batutat për kapitenin Lorik Cana. “Fillimisht dëshiroj ti drejtohem Lorik Canës. Si tifoz i vjetër i Paris Seint Zhermenit që jam, dhe nuk më erdhi mirë kur firmose për Marsejën. Por, sot do e fal Lorikun me sponsorizimin e kombëtares shqiptare. Jam i kënaqur që vazhdojmë bashkëpunimin e nisur dy vjet më parë me një ikonë të tillë për shqiptarët siç është përfaqësuesja. Ekipi Kombetar është i rëndësishëm për shqiptarët dhe është i rëndësishëm për ne. I urojmë skuadrës shumë fat”, u shpreh ai. Në fund nuk ka munguar shkëmbimi i dhuratave mes sponsorëve dhe lojtarëve të Kombëtares, ndërsa në mënyrë simbolike përfaqësuesit e sponsorëve kanë veshur nga një fanellë kuqezi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4274 |