Kombetarja / Shqiperia "hyn" ne Guiness - luan "bardheblu" | ||||
|
Nje fjale e urte thote: "Eshte hera e pare per çdo gje". Edhe per kombetaren e Shqiperise eshte hera e pare per te luajtur me fanella "bardheblu". Rekord, qe pas afro 300 ndeshjeve nderkombetare te Shqiperise, skuadra e Shqiponjave e njohur si "kuqezi" luan "bardheblu". Ka ndodhur edhe here te tjera qe skuadra jone kombetare te kishte probleme me uniformat dhe ngjyrat, te vishte uniformat rezerve te kombetares kundershtare apo te vishte uniforma dhurate qe s'kishin asnje lidhje me kombetaren, kur gjate 10 vjecarit te fundit te viteve 90-te, situatat e tensionuara politike shkaktonin probleme si per stafin teknik ashtu edhe per lojtaret te cilet luanin me kombetaren vetem per respekt e dinjitet. Megjithate, aktualisht jemi ne dhjetevjecarin e dyte te shekullit te ri dhe ja shikojme qe kombetarja jone nuk eshte me "kuqezi" por eshte "bardheblu", jo Tirane por Greqie Nese kombetarja e Shqiperise deshiron te rruaje ate dinjitet qe ka krijuar per vite me rradhe ngjyra e saj duhet te jete kuqezi dhe nese eshte e bardhe jashte fushe te kete dicka kuqezi si "garniture" ne krah, ne mbathje apo ne geta. Nese kombetarja deshiron qe lojtaret e saj te mos thirren Greke, Qipriote apo Finlandeze, Estoneze e Boshnjak "JU LUTEMI" perdorni ngjyrat e kombit . Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5036 |