Armand Duka : Nje Komb, Nje Kombetare | ||||
|
Kam qene ne dyshim keto ditet e fundit per tu prononcuar apo jo rreth ceshtjeve te shume perfolura ne disa media dhe forume shqiptare. Duke i vleresuar qendrimet, shprehjet dhe batuatat si emocionale kam menduar ti pres me heshtje e ti kaloj me qetesi por… pas konstatitmit se ato filluan te perdoren per qellime e interesa te paracaktuara vendosa te jap nje opinion per te treguar te verteten e cila eshte brenda, prezente dhe e paster tek shume e shume njerez qe jane te lidhur me futbollin shqiptar. Paradoksi i debateve te fundit ka marre shkak prej humbjes ne Zvicer sepse ne rastin e kundert, por edhe te nje barazimi te gjithe do te trjatoheshin si heronj ku superlativat do te preknin qiellin ashtu sic ndodhi me fitoren kunder Qipros ne Tirane (mjafton te shikosh mediat e dates 8 shtator 2012). Ne keto dy dite kam nenvizuar komente pa fund dhe verej me keqardhje se tek negativet ka nje refren te cilin duket sikur e kane pergatitur nje grusht njerezish sepse fyerjet, akuzat, sharjet, demigrimi dhe balta e hedhur ngjasojne si pikat e ujit qe dalin nga i njjejti burim. Ne te gjitha rastet njeriu apo grushti i njerzve opinion dhenes eshte i kulluar, patriot dhe me shqiptari nga te gjithe. Ky model i degjeneruar i tipit te keq, shpesh me indentitet te humbur, per qellime apo interesa te caktuara sulmon ndyresisht gjithkend pa fakte, pa argumente dhe pa vertetesi. Ky tip modeli te cilit nuk i plotesohen interesat e ngushta e meskine kerkon te zevendesoje grabitjen me maska me grabitjen nepermjet gazetave e kamerave qe fatkeqesisht komandohen ende prej tyre. Federata Shqiptare e Futbollit dhe une personalisht perbejme nje institucion i cili punon, funksionon dhe perparon perkrah te gjitha homologeve ne Europe dhe Bote. Natyrisht qe cdo gje nuk eshte e perkryer, pa te meta e gabime ne rrugen e shkelur deri me tani, por ju siguroj se ne cdo moment nuk rresht inisiativa per ti minimizuar ato drejt nje te ardhme gjithnje e me te mire. Ketu ben pjese edhe rasti i permendur per ngjyrat e fanelles se ADDIDAS-it ne ndeshejn e Luzernes , e bardha me blu ishte si e Greqise, por e bardha me te kuqe do te ishte si e Spanjes, e bardha me te zeze si e Gjermanise e keshtu me radhe per te gjitha skuadrat qe kane sponsor ADDIDAS. Futbolli, puna rreth tij, investimi per te dhe kujdesi i vazhdueshem nuk jane te lidhura patjeter me suksesin e deshiruar. Jane shume faktore qe percaktojne nje gje te tille nga te cilet jane privuar jo rralle here edhe emrat me te medhenj te Botes ne kete fushe. Gjithseicili nga ne duhet te mesohet dhe edukohet per me teper respekt ndaj punes se tjetrit sepse ne Shqiperi infrastruktura e futbollit, cilesia e tij, masiviteti dhe perfaqesimi nderkombetar i emblemes shqiptare eshte dinjitoz dhe dhjetra here me i larte se pak vite me pare. Kjo gje eshte e dukshme edhe pse modeli i keq tipik nuk e sheh, kjo gje eshte e prekshme edhe pse modeli i keq tipik nuk e takon, kjo gje eshte e vertete edhe pse modeli i keq tipik eshte genjeshtar, shpifes dhe interesaxhi i vogel. Te keqinjte ne minorance nuk e dine, por dhe nuk duan ta pranojne se vetem brenda nje viti nga Federata Shqiptare e Futbollit jane seleksionuar 400 femije e te rinj me origjine shqiptare te cilet jetojne ne Zvicer, Greqi, Itali, Spanje, Gjermani e Angli. Ata nuk e kane idene se ne keto shtete ne kemi perfaqesuesit tane te cilet kane nen vezhgim gjithcka qe mund te konvertohet neser per fanellen kombetare. Keta opinion dhenes qe nuk kane thene asnjehere fjalen Shqiperia-Shqiperia ne stadium nuk e dine, por as nuk e kuptojne se ne Kombetaren nen 17-vjec luajne 7-shqiptare te talentuar te diaspores, tek nen 19 –vjec jane 6, tek nen 21-vjec 7, tek Kombetarja e Femrave 10 te tille , ndersa per Kombetaren A dihet tashme boterisht prezenca e tyre. Pra keta futbolliste ndonese me mundesi te tjera kane zgjedhur te luajne per Shqiperine, kane preferuar ta fillojne ndeshjen nen Himnin tone Kombetar. Per te gjithe futbollistet e tjere me origjine shqiptare te cilet luajne me ekipet e shteteve te ndryshme une personalisht respektoj nivelin e tyre cilesor dhe professional, ndersa persa i takon zgjedhjes, gjithsecili te shprehur apo te mbyllur, NDJENJEN KOMBETARE e mban ne gjykimin e ndergjegjes se vet. Mbetem brenda idese se askush nuk mund te demtoje kombetaren e tij. Ata qe duan te bejne “kapital” , plotesojne interesa, shpifin, shajne, fyejne, demigrojne, grabisin ose shesin mend nen petkun e patriotizmit mbeten te gabuar, jetojne me turp e perfundojne ne harresen e degraduar. Presidenti i FSHF-se Armand DUKA Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5390 |