HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja/ Shqipëria me dyshime në mbrojtje
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 11 Tetor 2012 17:38   pdfShtypEmail

Kombetarja-e-ShqiperiseEdhe pse nuk e bën të ditur formacionin për të respektuar të gjithë lojtarët e grumbulluar, idenë se çfarë skuadre mund të shohim ndaj Islandës, trajneri Gianni De Biasi e ka dhënë.

Duke u bazuar në ndeshjen miqësor, pritet që në qendër të mbrojtjes përpara Ujkanit të jenë Mavraj dhe Curri, duke spostuar në mesfushë kapitenin Lorik Cana.

Agolli pritet të rikthehet në krahun e majtë të mbrojtjes teksa dilema qëndron në të djathtë ku Lila është në balotazh me Dallkun. Por duke parë që De Biasi kërkon një skuadër të kujdeshme në fushë me idenë për të përfituar nga gabimet e kundërshtarit, atëherë me shumë mundësi në fushë do të kemi Lilën, kjo nisur dhe nga forma që po kalojnë të dy mbrojtësit.


Në mesfushë përkrah Canës duhet parë nëse italiani i stolit kuqezi do të vendosë Bulkun apo do t’i japë kënaqësinë e sfidës së tretë kosovarit Burim Kukeli. Në sulm pritet të jenë Bogdani dhe Salihi të cilët mund të mbështeten nga Roshi dhe Meha.


Një formacion me katër lojtarë sulmues por tepër i kujdesshëm për kundërsulmin e islandezëve, të cilët në cdo cast janë të gatshëm të rrezikojnë.


Megjithatë deri përpara ndeshjes duhet parë se cila do të jetë gjendja e futbollistëve, ku shqetësimi më i madh vjen në qendër të mbrojtjes, pasi Mavraj ka patur probleme dhe Curri vjen nga dëmtimi i gjatë.


busy
komente