Brazil 2014/ De Biazi : Duhet te kishim 9-pike, Stojanovic : Mundesite tona per kualifikim jane minimizuar | ||||
|
Fitorja me Slloveninë ka shërbyer për të rikthyer optimizmin në kampin kuqezi dhe për të bindur të gjithë kritikët, se pavarësisht të gjithave, Kombëtarja shqiptare ka kualitet. “Pas ndeshjes me Islandën te gjithe na akuzuan se prekem fundin, por tashme jemi ne maje. Skuadra luajti mire dhe fitorja na buzëqeshi edhe pse ne minutat e fundit vuajtëm jo pak. Ajo që duhet t’ju them është se shpresa vdes e fundit dhe ne kemi të drejtë të shpresojmë për gjithçka që ka lidhje me kualifikimin. Skuadra ka dhënë sinjale pozitive në fushë dhe unë besoj shumë, pavarësisht se kemi humbur një takim ndaj Islandës, që na ka penalizuar shumë në aspektin e pikëve”, - tha De Biasi. Më tej, trajneri kuqezi shprehu të gjithë mërzinë për fatin se nëse nuk do të ishte për humbjen me Islandën, tashmë Shqipëria do të kishte 9-pikë në grup. Pas katër ndeshjeve të para, Shqipëria renditet e treta në Grupin E të Botërorit 2014, me 6 pikë, ndërsa takimet zyrtare rifillojnë më 22 mars me transfertën në Norvegji. Ndersa Stojanovic u shpreh: “Kishim rastet tona per shenim qe nuk ditem t’i shfrytëzonim. Mendoj se ishte nje ndeshje e ekuilibruar e cila u vendos nga nje rast i vetem qe u shfrytëzua nga kundërshtari. Nuk e prisnim nje humbje te tille. Tashme mundesite tona per kualifikim jane minimizuar ne maksimum nga kjo humbje por kjo nuk do te thote se jemi dorezuar. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4263 |