Kombetarja/ FSHF publikon listën zyrtare | ||||
|
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar sot zyrtarisht listën e lojtareve te kombëtares për miqësoren me Kamerunin ne 14 nëntor një date e lire e vendosur nga FIFA për zhvillimin e këtyre takimeve. Ne listën me 21 lojtare bie ne sy rikthimi i dy lojtareve te Cernomoretc Odesa Elis Bakaj dhe mbrojtësi Kristi Vangjeli i cili nuk luante prej kohesh për arsye dëmtimi. Tekniku ka thërritur edhe dy lojtare qe po shkëlqejnë ne skuadrat e tyre Armando Vajushi i Liteks Lovech dhe Bekim Balaj i Spartes se Prages. Ne syrin e trajnerit italian nuk ka shpëtuar edhe futbollisti i ri i flamurtarit Bruno Telushi. Se bashku me te, nga superliga janë thërritur edhe Tefik Osmani i Vllaznise dhe dy lojtaret e Skënderbeut, Arapi dhe Sabien Lilaj. Do te mungojnë ne sfidën miqësore me Kamerunin per shkak te impenjimeve me ekipet e tyre, Ansi Agolli i Karabak, Jahmir Hyka i Lucernes dhe Burim Kukeli i Zyrih, Erjon Bogdani i Sienes dhe Hamdi Salihi i Uashington Dc. Edhe ne këtë takim nuk është pare e nevojshme te thërriten dy lojtaret qe po gëzojnë forme te mire me skuadrat e tyre Edmond Kapllani dhe Xhevair Sukaj. Takimi me Kamerunin do te zhvillohet ditën e mërkure ne gjeneve ne orën 20:45 dhe pritet te jete një prove e rëndësishme për kombëtaren jo vetëm për kolaudimin e skuadrës por edhe një test për lojtaret e rinj qe janë kandidate potenciale për ekipin e pare. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5865 |