HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombetarja/ Kameruni favorit përballë Shqipërisë
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 14 Nentor 2012 08:22   pdfShtypEmail

kombetarja_ne_malteShqipëria do të zhvillojë miqësoren e luksit me Kamerunin në Gjenevë, me synimin për të testuar lojtarë dhe skema të reja në kuadër të rinovimit të Kombëtares. Megjithatë, trajneri Gianni De Biasi nuk e ka fshehur dëshirën që të marrë edhe një rezultat pozitiv.

Kjo pavarësisht faktit se kundërshtarët udhëhiqen në fushë nga një emër shumë i madh i futbollit botëror si Samuel Eto’o. Kundër Shqipërisë, trajneri Jean-Paul Akono po vazhdon punën me rinovimin e skuadrës pas dështimit në Kupën e Afrikës përballë një kundërshtari modest si Kepi i Gjelbër. Gjithsesi, sipas kompanive të basteve, ekipi afrikan cilësohet si favorit absolut për të fituar kundër Shqipërisë.

Fitorja e Kamerunit kuotohet me koeficientin 1,7. për të gjithë të apasionuarit e basteve, kjo përkthehet si një fitore e mundshme. Në anën tjetër, fitorja e Shqipërisë jepet me kuotën 4,5, ndërsa barazimi ka koeficientin 3,4.

Sipas përllogarive të bëra nga “bookmakers”-at, rezultati më i mundshëm është barazimi 1-1, që ka koeficientin 6. Ndërkohë, më pas mes rezultateve më të mundshëm të ndeshjes Shqipëri-Kamerun vijnë barazimi 0-0 dhe fitoret 1-0, 2-0 e 2-1 të afrikanëve, të treja me koeficientin 7. Mes rezultateve të sakta, fitoret e Shqipërisë kanë kuota dukshëm më të larta: triumfi 1-0 i kuqezinjve ka koeficientin 12 ndërsa ai 2-0 jepet me 15.

Gjithmonë sipas basteve, Kameruni ka shanset më të mëdha që të shënojë i pari, me koeficientin 1,55 kundrejt atij 2 të Shqipërisë. “Luanët” shihen si më të avantazhuar për të kryesuar ndeshjen në fundin e pjesës së parë, ndërsa parashikohet që numri më i madh i golave në këtë miqësore të shënohet në fraksionin e dytë të lojës.


busy
komente