Miqesore/ Shqiperi-Kamerun 0-0 | ||||
|
Shqipëria mbyll me një barazim 0-0 vitin 2012. Në miqëoren e fundit kundër Kamerunit, të luajtur në Gjenevë nuk ka gola, por Gianni De Biasi fiton shumë sa i përket të ardhmes të përfaqësueses kuqezi. Trajneri italian merr sinjale pozitive nga të gjithë lojtarët e rinj të aktivizuar në sfidën ndaj formacionit afrikan. De Biasi i beson dyshes sulmuese Cani-Sadiku, ashtu si debutuesit Arapi në krahun e majtë të mbrojtjes me Lilën, kapitenin Cana e Mavraj që plotësojnë repartin difensiv. Sabien Lilaj niset titullar përkrah Bulkut në mesin e fushës, ndërsa në krahë kërkohet shpejtësia e Vilës dhe Roshit. Zgjedhja rezulton e gjetur, megjithëse në pjesën e parë është Kameruni më kërkues. Skuadra afrikane merr më shumë përsipër, por nuk vendos asnjëherë në vështirësi serioze portierin Berisha. Kliko--->Shqiperi-Kamerun ndeshje miqesore (video) Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4276 |