Eleminatoret e Boterorit/ Kombëtarja e femrave, shorti | ||||
|
Kombëtarja e femrave ne futboll do te konkurroje per here te pare histori ne eliminatoret e nje botërori ndersa ka mesuar edhe kundërshtaret e saj. Ne Nion te Zvicrës eshte hedhur shorti per raundin paraeleminator ku Shqipëria e drejtuar nga trajneri Altin Rraklli ben pjese ne grupin 1 me Malten si vend organizator i këtij miniturneu, Luksemburgun dhe Letoninë. Eliminatoret ne dy grupet paraeleminatore do te zhvillohen nga data 4 deri ne 9 prill dhe dy vendet e para nga secili grup do te kalojne ne fazen e grupeve kualifikuese duke ju bashkuar 38 kombëtareve te tjera. Me pas do te krijohen 7 grupe me nga 6 skuadra ne shortin e 16 prill duke zhvilluar ndeshje vajtje ardhje 20 shtatori i vitit 2013 deri ne 17 shtator te vitit 2014 . 7 fituesit e grupeve kualifikohen per ne finale. Kombëtarja e futbollit te femrave u krijua vetem nje vit me pare. Ne ekipin kombetar bejne pjese 13 futbolliste nga Shqipëria dhe 11 nga Kosova. Miqësoren e pare kombëtarja e futbollit te femrave e zhvilloi ne 5 maj te vitit te kaluar ne Pogradec, kundër Maqedonisë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4198 |