Gjermani/ Mavraj ndëshkohet nga trajneri Majk Byskens | ||||
|
Ai është një kapiten Bundeslige. Një nder i madh, që më parë e ka provuar edhe një shqiptar tjetër, Altin Lala. Por, Mërgim Mavraj mund ta humbasë shpejt shiritin e rëndë që mban në krah. Trajneri Majk Byskens e fajëson për gjendjen tepër të rëndë të Grojter Fyrtit në Bundesligë, ndërsa skuadra mban vendin e fundit në tabelën me 18 ekipe. Vetëm 9 pikë në 19 ndeshje përkthehen në 12 pikë diferencë me zonën e shpëtimit, ndaj trajneri ka vendosur të reagojë tani, para ndeshjes së radhës ndaj Shalkes. Shqiptari kuqezi, i lindur në Kosovë, është dënuar fillimisht për t’u stërvitur me skuadrën B, diçka vërtet e rëndë. Përsa i përket shiritit, ende nuk ka vendim zyrtar dhe trajneri u tregua lakonik me mediat. “Interpretimet janë puna juaj”, ishin fjalët e tij. Kapiten besohet të jetë mbrojtësi tjetër Tomas Klajne. Për Mavrajn fillojnë ditë të vështira, por shqiptari i fortë nuk ankohet. Ai mendon se më i rëndësishëm është fati i skuadrës, jo i individëve. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4548 |