HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 24 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombëtarja/ De Biazi justifikon rezultatin me Gjeorgjinë
nga AlbaniaSoccer   E premte, 08 Shkurt 2013 15:44   pdfShtypEmail

de_biasi_PrezantimiTë zhgënjyer. Edhe në radhët e Kombëtares, humbja 2-1 me Gjeorgjinë ka lënë një shije të hidhur. Shqipëria nuk bindi me rezultat dhe me lojë. Disa episode të pafata nuk janë justifikimi i një paraqitje alarmante.

“Nuk morëm përgjigjet që prisnim nga skuadra. Megjithatë kjo mund të shpjegohet me disa arsye. Një pjesë e madhe e lojtarëve ende nuk janë në formë optimale, sepse kampionatet nuk kanë nisur. Gjithashtu kishim shumë mungesa. Do të bëj të gjitha vlerësimet e nevojshme, edhe pse duhej ta administronim më mirë ndeshjen kur ishim në avantazh. Në golin e parë u çekuilibruam në mënyrë të frikshme. Ishte një miqësore dhe gjërat do të ndryshojnë”-thotë De Biazi.

Autori i golit, Erjon Bogdani është më i drejtëpërdrejtë. Lojtari i rekordit me 18 gola për Shqipërinë jep alarmin. Te Gjeorgjia i kanë arsyet për të qenë të kënaqur.

“Kishim ardhur për të fituar, ky është objektivi ynë në çdo ndeshje. Është gjithmonë kënaqësi të luash në Tiranë. Si gjithmonë, edhe këtë herë përballë Shqipërisë ishte e vështirë”.

Ndeshja e radhës e Kombëtares është kualifikuesja e 22 marsit në fushën e Norvegjisë.


busy
komente