Kombetarja/ Formacioni i mundshem ndaj Norvegjise | ||||
|
Shqipëria zbret të premten në stadiumin e Oslos për të provuar surprizën. Xhani De Biazi, tekniku italian ka përgatitur një formacion me të cilin do të tregoj kujdes në fushë. Kuqezinjtë do të mendojnë më tepër për mbrojtjen dhe sipas porosive që i ka dhënë gjatë ditëve të fundit në Durrës, lojtarët do të tentojnë kundërsulmin dhe shtatlartësinë e Edgar Canit apo dhe aftësitë goditëse brënda zonës të Hamdi Salihit. Në mbrojtje do të rreshtohen Dallku, Mavraj, Cana e Agolli ndërkohë që në mesfushë, kuqezinjtë do të luajnë me forca të shumta. Do të debutoj Migjen Basha, lojtar i cili do të luaj përkrah Ervin Bulkut. Lila dhe Roshi do të luajnë nga krahët për të kompletuar formacionin kuqezi. Formacioni mundshëm 4-4-1-1 Berisha Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5140 |