Kombëtarja/ 10 mijë euro shpërblim për dy fitoret e fundit | ||||
|
FSHF po përgatit një shpërblim të majmë për lojtarët kuqezi pas dy fitoreve historike në ditët që lam pas. Lojtarët që u aktivizuan dhe kontribuan për të mundur Norvegjinë në Oslo dhe Lituaninë në Tiranë, pritet të marrin 10 mijë euro secili si shpërblim për suksesin e arritur. FSHF po mendon tu japë një shumë të tillë si dhuratë lojtarëve për ti motivuar edhe për takimin e rradhës që do të luajmë në qershor sërish ndaj Norvegjisë, por kësaj rradhe në “Qemal Stafa”. Një vendim i tillë, i pa bërë ende zyrtar e publik për mediat meriton të komplimentohet. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4342 |