Tirana/ Llullaku zbarkon ne Durres, vishet kuqezi | ||||
|
Azdren Llullaku eshte emri me i ri per kombetaren kuqezi. Sulmuesi ka mberritur ne Durres per tu bashkuar ne grumbullimin qe Kombetarja e Shqiperise po zhvillon ne prag te ndeshjes me Norvegjine. Llullaku ka veshur per here te pare fanellen kuqezi dhe ka thene se ndihet shume i lumtur qe endrra e tij e femijerise u realizua. Ai eshte 25 vjec dhe luan ne kampionatin rumun per skuadren e Gaz Metanit me te cilen ka realizuar 5 gola ne 18 ndeshje qe eshte realizuar. Trajneri Xhani De Biazi e ka spikatur e ka ndjekur dhe tani e ka bere pjese te planeve te tij per ndeshjet e ardhshme. LLullaku ka lindur ne Kosove por me pas ka luajtur jashte duke e nisur karrieren ne Itali.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4420 |