Kombëtarja/ Tre dëmtime në miqësore trëmbin De Biazin | ||||
|
Gjatë ndeshjes miqësore të zhvilluar mes Kombëtares A dhe ekipit të Shpresave, tre futbollistë janë lënduar. I pari që është trembur ka qenë trajneri italian Xhani De Biazi. Ervin Bulku, Erjon Bogdani dhe Mërgim Mavraj kanë pësuar disa goditje gjatë ndeshjes dhe janë larguar nga fusha në përfundim të miqësores me akull të vendosur në vëndet ku janë goditur. Stafi mjekësor ka konfirmuar se për ta nuk ka asnjë problem dhe se do të jenë të gatshëm për seancë e rradhës nën urdhrat e italianit, por megjithatë paniku e ka zënë De Biazin në momentin e parë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4586 |