Kombëtarja/ Dalin biletat në shitje, qindra vetë presin me orë para sporteleve | ||||
|
Ka nisur të martën në mesditë shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Norvegji. Interesim I jashtëzakonshëm në dy sportelet ku kanë dalë biletat në shitje. Qindra tifoz janë vënë në rradhë para biletarisë tek stadiumit “Qemal Stafa” dhe asaj tek “9-katëshet”. I kishin lajmëruar se do të kishin mundësi për ti blerë që prej paradites por u është dashur të presin në shi për orë me rradhë dhe të shtyhen e përplasen me njëri tjetrin. Është dashur të mbërrij edhe policia për të siguar tifozët që prisnin një biletë dhe sapo ato kanë dalë në shitje para sporteleve është bërë një rrëmujë e madhe. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3925 |